FAKTET PËRSE KOMPOSTO ËSHTË I MIRË PËR SHËNDET

  • 26 January 2018 - 09:47
FAKTET PËRSE KOMPOSTO ËSHTË I MIRË PËR SHËNDET

Komposto i përgatitur nga pemët e thata pasurojnë pijet me substanca të shëndetshme.

KUNDËR LODHJES DHE STRESIT

Mollët e thata dhe dardhët në përbërjen e kompostos e plotësojnë komposton me vitamina A, C, PP, B1, B2 dhe fruktozë, që trupit i japin energji dhe përmirësojnë funksionimin etrurit. Kështu, konsumimi i kompostos ndihmon në pakësimin e stresit dhe relakson. PËR FUNKSIONIMIN E ZORRËVE Bromelaina dhe pektina që i hasim në pemët e thata në mënyrë efikase ndikojnë në procesin e tretjes dhe ndikojnë në humbjen graduale të peshës. Plus, kumbullat janë të pasura me vitamina C, A, PP, C, hekur, magnez, zink, jod, që kontribuojnë në punën e mirë të zorrëve.

(Kosova Sot)