BIMA POPULLORE QË TË GJITHË DUHET PASUR NË KUZHINË

  • 29 January 2018 - 16:41
BIMA POPULLORE QË TË GJITHË DUHET PASUR NË KUZHINË

E freskët apo e thatë, përdoret në gjellë të ndryshme dhe nuk ka ushqim ku majdanozi nuk merr pjesë falë aromës dhe shijes së saj specifike. Majdanozi është më shumë se erëz dhe dekrim në pjatë. Njihet si burim i pasur për minerale, antioksidues dhe vitamina, si dhe disa nga vitaminat A, riboflavinë, niacinë, vitamina C, E dhe K, e nga mineralet përmban kalcium, hekur, magnez dhe zink. Rrënja e majdanozit përmban deri katër herë më shumë vitamina C se sa limoni. Po ashtu, shëron shumë sëmundje. Përmes përbërësve të vet ndikon pozitivisht në shërimin e kancerit të mushkërive. Ndikon si antioksidues që parandalon efektin e radikaleve të lira, posedon edhe vitamina B që e përmirëson punën e sistemit të zemrës, ul rrezikun për sulm në tru dhe zbut sindormin e lodhjes kronike.

(Kosova Sot)