Humbni në peshë për 21 ditë - Shëndetësia - Kosova Sot
Humbni në peshë për 21 ditë

Humbni në peshë për 21 ditë

Nëse e keni problem mbipeshën, ky është problem që secilin e mundon për çdo vit, duke ia shtuar vetes pyetjen se çfarë të bëhet me kilogramët e shtuar gjatë dimrit? Këtu është dieta e shkëlqyeshme, por shumë e vështirë. Më saktë, për 21 ditë, sepse në vikend hani normal

E HËNË

Kafjalli: 1 portokall (ose një dardhë, pjeshkë, në të njëjtën sasi shalqi, pjepër, me rëndësi mos të hani banane), 2 rriska bukë të thekur, një gotë kafe ose çaj pa sheqer. Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos. Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, gjysmë kokë sallatë të gjelbër.

E MARTË

Kafjalli: 1 portokall (ose një dardhë, pjeshkë, në të njëjtën sasi shalqi, pjepër, me rëndësi mos të hani banane), 2 rriska bukë të thekur, një gotë kafe ose çaj pa sheqer. Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 gotë çaj ose kafe. Darka: 125 g mish të bluar, 1 domate, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur.

E MËRKURË

Kafjalli: 1 portokall (ose një dardhë, pjeshkë, në të njëjtën sasi shalqi, pjepër, me rëndësi mos të hani banane), 2 rriska bukë të thekur, një gotë kafe ose çaj pa sheqer. Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 kokë sallatë të gjelbër. Darka: 125 g mish të bluar, 1 domate, 1 portokall, 1 kafe ose çaj.

E ENJTE

Kafjalli: 1 portokall (ose një dardhë, pjeshkë, në të njëjtën sasi shalqi, pjepër, me rëndësi mos të hani banane), 2 rriska bukë të thekur, një gotë kafe ose çaj pa sheqer. Dreka: 125 g djathë të ri, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur. Darka: 125 g mish të bluar, 2 domate, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.

E PREMTE

Kafjalli: 1 portokall (ose një dardhë, pjeshkë, në të njëjtën sasi shalqi, pjepër, me rëndësi mos të hani banane), 2 rriska bukë të thekur, një gotë kafe ose çaj pa sheqer. Dreka: 200 g mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur. Darka: 500 g perime të ziera (karotë, lakër jeshile), 1 vezë.

GJATË VIKENDIT HANI NORMALISHT

Kafjalli: Limonadë pa sheqer. Dreka: 1 vezë, 1 rriskë bukë të thekur, 1 domate (mund të hani një mollë) Darka: 1 rriskë bukë të thekur, 1 domate (mund të hani një vezë).

(Kosova Sot)

11 orë e 29 minuta më parë
19/08/18