"Parajsa vjollcë": Lëngu me 4 përbërës që heq bakteret nga trupi

  • 30 January 2018 - 10:11

Lëngu ose "smoothie" nga përbërësit e papërpunuar nuk sugjerohet të konsumohet në mbrëmje sepse trupi nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për ta tretur. Ushqimi i përpunuar resht i rezervuar për drekë. Në mbrëmje mund të pini çaj ose supë. Për të pakësuar thartirën në trup, ndihmon edhe lëngu "parajsa vjollcë", të cilin lehtë mund ta përgatisni. Shijen e bukur që anisi i jep lëngut, si dhe kopra, pajtohet më së miri me rrushin e kuq dhe të zi. Lakra e kuqe ndikon si antibakterial duke ia ofruar ngjyrën mbretërore vjollcë.

PËRBËRËSIT:

- ¼ lakër të kuqe - 1 kopër të vogël - 200 g rrush të kuq ose të zi - 1 limon për shërbim.

MËNYRA E PËRGATITJES:

1. Preni në copëza të mëdha lakrën e kuqe, më pas e vendosni në blender. 2. Koprën e ndani në një të katërtën dhe ia shtoni lëngut të lakrës, më pas e shtoni edhe rrushin që e keni përzgjedhur sipas shijes tuaj. 3. Në fund për shije shtoni lëngun e shtrydhur nga limoni. E përzieni mirë dhe e derdhni në gotë.

(Kosova Sot)