Cilat vitamina nuk i konsumoni sa duhet?

  • 04 August 2015 - 23:15
Cilat vitamina nuk i konsumoni sa duhet?

Hulumtimet e shumta kanë treguar se shumica e njerëzve nuk e marrin sasinë adekuate të vitaminave. Dozat ditore të nevojshme të vitaminave të caktuara dallojnë nga njëra-tjetra. Pa marrë parasysh  ushqimin e llojllojshëm dhe të ekuilibruar, ekzistojnë shumë fakte se ndoshta nuk i konsumoni vitaminat e caktuara

Vitamina B6

Kjo vitaminë e rëndësishme i ndihmon trupit të prodhojë serotoninë dhe norepinefrinë, dy substanca kimikale që mundësojnë komunikimin midis trurit dhe qelizave të trurit. Kjo është e domosdoshme për zhvillimin e proceseve të caktuara në trup. Disa studime kanë treguar se mungesa e vitaminave B6 mund të shkaktojë probleme me shëndetin e nervave, lëkurës dhe sistemit  kardiovaskular. Mungesa e vitaminave B6 është më e shpeshtë te personat që konsumojnë alkool dhe te personat që kanë probleme me shëndetin e veshkës dhe mëlçisë. Vitaminën B6 mund ta gjejmë në karotë, spinaq, bizele, patate, qumësht, jogurt, djathë, vezë, mish dhe drithëra.

Image

Vitamina D

Vitamina D, e njohur edhe si vitamina e diellit, prodhohet kur lëkurën e ekspozojmë në diell. Mungesa e vitaminave D mundet të shtojë rrezikun nga shfaqja e shumë sëmundjeve, përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Simptomat më të shpeshta të mungesës së vitaminave D janë dhimbjet në eshtra dhe në nyja dhe plogështi në muskuj. Një studim ka treguar se personat që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminave D, për 11 për qind janë më të rrezikuar të preken nga  depresioni, në krahasim me ata persona që marrin sasinë e nevojshme të vitaminës D. Po ashtu, mungesa e kësaj vitamine mund të shtojë rrezikun dhe ju bën më të prirë që të prekeni nga ftohjet dhe gripi, pasi që vitamina D është kyçe në forcimin e sistemit imun. Vitaminën D e hasim në ushqimet si peshku i yndyrshëm, djathë, vezë, prodhimet e qumështit dhe në lëngun e portokallit.

Image

Vitamina C

Kjo vitaminë ka efekt të dyfishtë: forcon imunitetin dhe ndikon si antioksidues. Vitamina C po ashtu merr pjesë në parandalimin e mutacionit të qelizave, që ndodh si pasojë e pranisë së madhe të radikalëve të lirë në trup. Vitamina C nxit shërimin e plagëve, derisa dhëmbët dhe eshtrat i bën më të fortë. Ekspertët theksojnë se mundet të ndikojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe gripit. Disa nga simptomat e mungesës së vitaminave C janë lodhja, dhimbjet në nyja dhe muskuj dhe shfaqja e lehtë e njollave, lëkurë të tharë. Ekspertët theksojnë se femrat brenda ditës duhet të konsumojnë rreth 75 miligramë vitamina C, ndërsa meshkujt 90 miligramë. Vitaminën C e hasim në agrume, pjepër, kivi, mango, papajë, manaferra, brokol, spinaq, perime me gjethe të gjelbër dhe kungull.

Image

Vitamina B12

Sikurse edhe vitaminat tjera nga grupi i vitaminave B, vitamina B12 luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e punës së metabolizmit. Është e rëndësishme për formimin e qelizave të gjakut dhe mbrojtjen e ADN-së. Po ashtu, mbron shëndetin e sistemit të mesëm nervor. Hulumtimet kanë treguar se mungesa e vitaminave B12 mund të shkaktojnë çrregullime mendore, siç janë depresioni dhe ankthet, plogështi dhe tensionim të muskujve, ul shtypjen e gjakut dhe shkakton probleme me shikimin. Vitaminat B12 i hasim në ushqimet si peshk dhe fruta të detit, vezë, qumësht dhe drithëra. 

Image

 

(Kosova Sot)