Arma më e fortë kundër gripit - Shëndetësia - Kosova Sot
Arma mė e fortė kundėr gripit

Arma mė e fortė kundėr gripit

Gripi në këtë periudhë kohore është i rrezikshëm. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta ulë efikasitetin e vaksinës kundër gripit dhe mund të jetë indikacion për shumë probleme shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Gjumi është si mbushje e baterive dhe është i domosdoshëm për t'u mbrojtur nga gripi.

SA GJUMË NA NEVOJITET:

Fëmijët midis 6 dhe 13, duhet të flenë 9 deri 11 orë, adoleshentët 8 deri 9 orë gjumë, e personat më të moshuar se 18, 7 deri 9 orë gjumë. Nëse dëshironi të shmangni infeksionin me gripin virusal, më e rëndësishmja është faza e gjumit të thellë, që përfshin 35 deri 45 minuta, pasi jeni thelluar në gjumë, sepse atëherë forcohet sistemi imun. Kur vuajmë nga ndonjë infeksion, ose zhvillohet ndonjë proces inflamator në organizëm, sistemi imun liron një lloj të caktuar të proteinës. Nëse jeni të prirë për t'u prekur nga viruset, derisa nga ana tjetër jeni pa gjumë, shumë janë më të mëdha gjasat që të sëmureni. Në studimin, i cili në vitin 2012 ishte publikuar në revistën "Sleep", thuhet se gjumi i keq në sistemin imun ndikon dëmshëm sikurse stresi.  

(Kosova Sot)

22 orë e 13 minuta më parë
21/02/18