Si të zgjoheni me këmbën e mbarë, 7 zakone të përditshme për të mos e nisur ditën me stres - Shëndetësia - Kosova Sot
Si tė zgjoheni me kėmbėn e mbarė, 7 zakone tė pėrditshme pėr tė mos e nisur ditėn me stres

Si tė zgjoheni me kėmbėn e mbarė, 7 zakone tė pėrditshme pėr tė mos e nisur ditėn me stres

Zgjimi me këmbën e djathtë është sekreti për të bërë ditën sa më produktive, duke qenë energjik në mbrëmje, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Nga konsumimi i një gote me ujë pas zgjimit, në aktivitet fizik dhe dritë natyrore, janë disa nga zakonet e mira, që rekomandohet të përsëriten me përpikëri çdo ditë, në mënyrë që të mos e nisni mëngjeset tuaja nën stres.Receta për maksimizimin e performancës vjen nga Namni Goel, profesor i Psikiatrisë në Shkollën e Mjekë- sisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA). Sipas Goel, “mëngjesi është një moment kritik, që mund të vendosë tonin e gjithë ditës, si dhe shëndetin tuaj në afat të shkurtër dhe afatgjatë.”

PLANIFIKIMI I DITËS

Çdo mbrëmje, secili nga ne është i prirur të bëjë planifikim të vogël për të nesërmen, të paktën për orët e para. Ju mjafton të vendosni për rrobat që do vishni ose mbi atë që do të konsumoni në mëngjes. Edhe pse mund t’ju duken vendime të parëndësishme, ato ju “vjedhin kohë”, të cilën mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka tjetër. ORARET Shkoni në shtrat dhe gjithmonë zgjohuni në të njëjtin orar, është mirë për mendjen dhe trupin. Në fakt, shpjegon Goel, ky ritual shërben për të vendosur rregull mbi metabolizmin dhe energjinë.

NJË GOTË UJË

Një gotë ujë çdo mëngjes shërben për të hidratuar trupin dhe gjithashtu, për të aktivizuar metabolizmin. Trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, për shembull, proceset e tretjes.

MEDITIMI

Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen pasi jep energji, kreativitet dhe përqendrim.

AKTIVITET SPORTIV

Mëngjesi herët është veçanërisht i mirë, duke i liruar ‘endorfinët’ (qetë- sues të natyrshëm), që mbeten gjatë gjithë ditës.

DRITA

Ideale është që të fillojë në mëngjes është duke ekspozuar veten ndaj dritës natyrale, e cila pengon prodhimin e hormonit të gjumit. Për më tepër, drita e diellit është e mirë për humor.

MËNGJESI

Detyra e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës. Zgjidhni proteina të shëndetshme dhe karbohidratet nga frutat, jo nga ëmbëlsirat dhe ushqimet që përmbajnë sheqerna të këqija. Ata që e shmangin mëngjesin, janë më pak energjikë dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, thekson Goel në studimin e tij.

(Kosova Sot)

21 orë e 3 minuta më parë
21/02/18