Çfarë ndodh nëse për 60 sekonda fërkoni ndonjërin nga gishtat e dorës?

  • 01 February 2018 - 18:40
Çfarë ndodh nëse për 60 sekonda fërkoni ndonjërin nga gishtat e dorës?

Mjekësia e lashtë japoneze thotë se secili gisht lidhet me një organ të caktuar në trup dhe se për përmirësimin e atij organit,si dhimbjet e kokës dhe kapsllëku, duhet ta fërkoni gishtin e caktuar. 1. Gishti i madh lidhet me zemrën dhe mushkëritë. Bëni masazh këtij gishtit sa herë ndjeni se zemra po ju rrah tepër fort apo atëherë kur merrni frymë dhe mbeteni pa ajër. 2. Gishti tregues lidhet me veshkat dhe fshikëzën. Bëni masazh këtij gishtit sa herë t'ju mundojnë kapsllëku ose diarreja. Bëni masazh edhe atëherë kur keni probleme me lukthin. 3. Gishti i mesëm lidhet me mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit. Bëni masazh këtij gishtit sa herë t'ju mundojë pagjumësia, migrena apo atëherë kur ju kap mundimi teksa vozisni. 4. Gishti i unazës lidhet me zorrën e trashë. Bëni masazh këtij gishtit sa herë ju mundojnë dhimbjet e kokës, migrena dhe ngërçet në qafë, që mundet të jetë pasojë e qarkullimit jo të mirë të gjakut. 5. Gishti i vogël lidhet me zorrën e trashë. Bëni masazh këtij gishtit kur ndjeni dhimbje dhe nervozizëm.  

(Kosova Sot)