Ku t'i gjeni antioksiduesit?

  • 02 February 2018 - 08:59
Ku t'i gjeni antioksiduesit?

Mjeku Michael A. Schmidt, specialist për imunologji dhe nutricizëm, ka zgjedhur erëzat me më së shumti antioksidues.

KARAFILI

Me një sasi të madhe me antioksidues, karafili mund të luftojë bronkitisin, astmën, tuberkulozin, mundimet si dhe diarrenë.

ORIGANO

Origano është luftues i fortë kundër infeksioneve të shumta shkaku se përmban shumë përbërës antibakterialë. Vaji nga gjethja e organos përmban karvakrol, për të cilin është dëshmuar se ka efekte kundër kancerit.

KANELLA

Antioksiduesit në kanellë ndihmojnë te stabilizimi i nivelit të sheqerit në gjak, në kontrollimin e diabetit si dhe si masë parandaluese ndaj kancerit. Kanella ndikon pozitivisht edhe në kolesterolin e lartë, rregullon inflamacionet si dhe parandalon rritjen e tumoreve.

KURKUMA

Kurkuma është përplot me antioksidues që ndihmojnë mëlçinë kundër helmeve, përfshirë këtu edhe alkoolin. Antioksiduesit në kurkumë ngadalësojnë Alzhaimer-in dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

BORZILOKU

Borziloku është përplot me antioksidues që ndihmojnë si parandalues të shumë formave të kancerit. Ekspertët thonë se ndihmon kundër efektit t dëmshëm të radikaleve të lira, ndihmon edhe te kanceri në zorrë të trashë, gjoks dhe mushkëri. 

(Kosova Sot)