A e keni ditur sa është sasia e frutave me lëvozhgë të fortë që duhet konsumuar?

  • 02 February 2018 - 11:00
A e keni ditur sa është sasia e frutave me lëvozhgë të fortë që duhet konsumuar?

Nëse i konsumoni rregullisht dhe në sasi të caktuara arrat, lajthitë dhe bademi mund të jenë shumë të shëndetshëm. Por, nëse e teproni kjo mundet ta dëmtojë shëndetin.

DO TË TRASHENI

Frutat me lëvozhgë të fortë janë pjesë përbërëse e shumë dietave, por me kusht që t'i hani si zamër dhe jo më shumë se sa një grusht. Nëse e teproni, do të kenë efekt të kundërt, do të trasheni. Janë të shëndetshëm, por shumë kalorik.

PROBLEMET ME TRETJEN

Konsumimi i tepërt i arrave, bademit dhe lajthive, mund të shkaktojnë ndjenjën e fryrjes. Fajtorët për këtë gjendje janë fitat dhe tanina, materie që mund ta vështirësojnë tretjen.

THONJ TË THYER DHE INFLAMACION TË MUSKUJVE

Si pasojë e konsumimit të tepërt të këtyre ushqimeve mund të vijë deri te helmimi me selen të cilin do ta njihni përmes cilësisë në thonjve dhe flokut, përkatë- sisht do të jenë më të thyeshëm e mund të shfaqen edhe inflamacione në muskuj dhe dhimbje në nyja. 

(Kosova Sot)