Ekziston lidhja midis kancerit dhe këtij ushqimi - Shëndetësia - Kosova Sot
Ekziston lidhja midis kancerit dhe këtij ushqimi

Ekziston lidhja midis kancerit dhe këtij ushqimi

Studimi i fundit nga universiteti në Kaliforni do të mund ta shpjegonte lidhjen e ushqimit të pasur me kolesterol dhe kancerit të zorrës së trashë, sepse te minjtë laboratori kishte dëshmuar që qelizat dhjamore përshpejtojnë shpërndarjen e qelizave, me ç'rast shkaktojnë edhe rritjen e tumoreve. Ekspertët kanë zbuluar se shtimi i sasisë së kolesterolit te minjtë mund të rezultojë me përhapje më të shpejtë të qelizave amë të zorrëve, që tumoreve u mundëson formim sa më të shpejtë. Me studimin në sasinë molekulare është zbuluar mekanizmi që fshihet pas këtij hulumtimi dhe ndihmon në zhvillimin e ilaçeve të reja për shërimin e kancerit në zorrën e trashë, sepse ekspertët do të drejtohen në kërkimin e ilaçeve që funksionojnë atë mekanizëm. Rezultatet e studimit nga Fakulteti i mjekësisë nga universitet në Kaliforni të gjeturat e tyre kanë publikuar në revistën shkencore "Cell Stem Cell". "Jemi të mahnitur me faktin që kemi zbuluar se kolesteroli ndikon në rritjen e qelizave amë në zorrë. Derisa lidhja midis kolesterolit në ushqim dhe kancerit në zorrë të trashë mirë është dokumentuar, askush nuk e ka shpjeguar se cili mekanizëm fshihet prapa kësaj", thotë autori i studimeve Peter Totonoz.  

(Kosova Sot)

23 orë e 28 minuta më parë
15/08/18