Arsyet që nuk i dini përse grumbullohen kilogramët

  • 04 February 2018 - 08:49
Arsyet që nuk i dini përse grumbullohen kilogramët

Ekzistojnë shumë arsye të jashtme për shtimin në peshë, por nuk duhet harruar as rolin e hormoneve metabolike. Nëse ushqeheni shëndetshëm dh ushtroni, arsyeja mund të jetë te hormonet.

MBIPESHA ËSHTË SHKAKU I MOSPUNËS SË GJËNDRAVE TIROIDE

Gjëndrat tiroide janë përgjegjëse për shfrytëzimin e shpejtë të energjisë nga ana e trupit tuaj. Nëse gjëndrat tiroide nuk punojnë si duhet, vjen te ndryshimi në peshë edhe nëse nuk ndryshoni ushqimin apo mënyrën e jetës. Shenjat se mungon aktiviteti i gjëndrave tiroide: - Muskuj dhe lëkurë të dobët, - Lodhje dhe mbipeshë, - Humbje e flokut, - Të rrahura të ngadalësuara të zemrës, - Depresion.

MBIPESHA, SHKAKU I MOSPUNËS SË VEZOREVE

Kjo është arsyeja karakteristike për femrat me çrregullim hormonal. Shumica e karbohidrateve të konsumuara shndërrohen në dhjam. Disa nga simptomat e mospunës të vezoreve: - Shtimi në peshë, - Dëshira për ëmbëlsira dhe prodhime të qumështi, - Shtresat dhjamore në pjesën e poshtme të trupit, - Dhimbje në vezore.  

(Kosova Sot)