Disa nga shenjat e mundshme të kancerit të vezoreve, për të cilat femrat nuk dinë - Shëndetësia - Kosova Sot
Disa nga shenjat e mundshme të kancerit të vezoreve, për të cilat femrat nuk dinë

Disa nga shenjat e mundshme të kancerit të vezoreve, për të cilat femrat nuk dinë

Kancerin e vezoreve është e vështirë ta zbulojmë në fazën e parë apo të dytë. Gjatë rritjes së tumoreve hapësira për organe bëhet më e vogël e atëherë shfaqen simptomat e para.

FRYRJE NË STOMAK

Sa herë që ndiheni të fryra në stomak, për këtë e fajësoni PMSnë, ciklin menstrual apo ushqimin e rëndë. Por, nëse keni stomak të fryrë përkundër se nuk keni cikël apo nuk keni konsumuar ushqime të rënda, duhet t'i drejtoheni mjekut.

NGËRÇE

Ngërçet shpeshherë ju përshkruhen ciklit menstrual. Nuk është e pazakontë që tumoret, që zhvillohen në gjenitale, të shkaktojnë dhimbje dhe ngërçe në pjesën e poshtme të stomakut, të ngjashme me ato që i keni gjatë ciklit menstrual.

DHIMBJET NË SHPINË

E ndjeni dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës. Sepse tumori bën presion gjatë rritjes së tij. Sikur shumë simptoma të tjera, edhe këtë mund ta injoroni nëse e dini se nuk keni fjetur gjatë apo keni fjetur rehat, atëherë është koha ta vizitoni mjekun.

PROBLEME ME FRYMËMARRJEN

Një nga simptomat që nuk do ta dalloni në fillim të sëmundjes, por atëherë kur tumori është në fazën e tretë apo edhe në të katërtën. Me rritjen e tumorit fillon presioni në organet, e edhe në mushkëritë, duke parandaluar frymëmarrjen.

(Kosova Sot)

19 orë e 53 minuta më parë
15/08/18