Ushqehuni kështu dhe uleni rrezikun nga kanceri

  • 05 February 2018 - 14:00
Ushqehuni kështu dhe uleni rrezikun nga kanceri

Studimet e ndryshme tregojnë se mënyra e të ushqyerit ka ndikim të madh në zhvillimin e sëmundje, ndërsa ja se çfarë duhet të hani për çdo ditë si masë parandalues kundër kancerit. Dihet fare mirë që ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të parandalojnë sëmundjet e rënda, e kështu është edhe me ushqimin. Shkencëtarët thonë se vetëm tri porcione me pjekurina nga kokrra e grurit të konsumuar çdo ditë mund të ulin rrezikun për t'u prekur nga kanceri deri më 17 për qind. Nëse do t'i zëvendësonit prodhimet nga drithërat e përpunuara për ato nga kokrra e grurit, të hani më shumë pemë e perime, bishtaja, do ta ulnit rrezikun nga mbipesha, e me vetë këtë edhe rrezikun për zhvillime të ndryshimeve të rrezikshme në trup. Ekspertët theksojnë se nëse për çdo ditë hani nga 90 gramë prodhime nga kokrra e grurit do ta ulni edhe rrezikun e kancerit në zorrë. Po ashtu, sugjerohet edhe pakësimi i konsumimit të mishit të përpunuar, si një nga shkaktarët e nxitjes së kancerit.

(Kosova Sot)