Pini ujë të ngrohtë kundër kollës dhe fytit me dhimbje

  • 06 February 2018 - 11:20
Pini ujë të ngrohtë kundër kollës dhe fytit me dhimbje

Kolla, hunda e bllokuar dhe irritimet në fyt janë infeksion sezonal që janë shumë të zakonshëm gjatë stinës së dimrit. Përderisa këshillimi i mjekut zakonisht është opsioni i fundit, shumica prej njerëzve konsumojnë shurup kundër kollës, apo marrin ndonjë tabletë. Përderisa provoni ilaçe natyrale dhe merrni ilaçe, ja një shembull i thjeshtë që mund ta ndiqni për të luftuar telashet me fytin dhe kollën, dhe kjo ka të bëjë me konsumimin e një gotës ujë të ngrohtë. Kolla shkakton shtrëngim në muskujt në traktin respirator. Kjo e irriton fytin dhe shkakton telashe në telat e zërit. Konsumimi i ujit të ngrohtë rekomandohet pasi ndihmon në reduktimin e irritimit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut drejt muskujve. Uji i ngrohtë ndihmon edhe në hedhjen jashtë të helmeve duke ofrua lehtësim për fytin e thatë dhe me dhimbje. Po ashtu, konsumimi i ujit të ngrohtë ndihmon edhe në hidratimin e trupit. Kur qelizat në trup të janë të hidratuara, ndihmon në humbjen e mukozës, që lehtëson hedhjen jashtë të gëlbazës gjatë kollës.

(Kosova Sot)