Ja si ta mposhtni diabetin për 12 javë

  • 06 February 2018 - 17:44
Ja si ta mposhtni diabetin për 12 javë

S ecili person me diabet, tipin 2, ka në mendje një gjë: kurën. Do të thoshte fund regjimit strikt të ilaçeve që mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivel dhe mbajnë shtypjen e gjakut ulët. Dhe, më shumë se kaq, për t'i dhënë fund secilës ditë me faktin se jetoni me këtë sëmundje dhe se sëmundja jua shkurton jetën dhe se ju shkakton probleme të tmerrshme, që nga sëmundjet e zemrës e deri te sulmi në zemër e dështimi i veshkave, pika në tru, humbja e shikimit dhe e gjymtyrëve. Atë që secili person me diabet kërkon, është ta kthejë shëndetin e tyre siç e kishte dikur. Tani, pas rreth 20 vjetësh studime shkencore, përfundimisht mund t'i jepet fund një prej sëmundjeve më të përhapura të kohës moderne. Nuk përfshin më shumë ilaçe - në fakt, nuk përfshin marrjen aspak të ilaçeve. Dhe, më e mira për këtë është se secili person me diabet, tipin 2, ka fuqinë që ta bëjë këtë. Krejt çfarë duhet bërë është - ushqimi. Dhjetorin e kaluar ekipi i shkencëtarëve ka publikuar rezultatet e studimit dhe ka dëshmuar se humbja në peshë, që përfshin një plan prej 800 kalorive në ditë për 12 javë, mund ta kthejë sëmundjen prapa. Sa më shumë peshë të humbni, aq më larg sëmundja qëndron prej juve.

PËRGATITUNI

Kjo dietë do të jetë një ndryshim i madh në jetën tuaj të përditshme. Tregojuni të gjithëve për atë që do të bëni dhe do të keni nevojë për përkrahjen e tyre. Kjo për faktin se shtypja e gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak do të bjerë ndjeshëm. Duhet të ndaloni me ilaçet, e kjo të bëhet nën vëzhgimin e mjekut.

USHQIMI

Për midis 8 dhe 12 javë, duhet t'i përmbaheni planit të ushqimit prej 700 kalori në ditë. Ushqimet mund t'i kombinoni në 2-3 shujta në ditë, duke arritur totalin prej 800 kalorive. Ato janë të dizajnuara t'ju japin një qasje të ekuilibruar në ushqim. Hani kafjall, drekë e darkë, por nëse mendoni se edhe me dy shujta të majme mund t'i sillni kaloritë e kërkuara, krejt është në rregull. Vetëm përkujdesuni të mos e kaloni kufirin prej 800 kalorive.

TRANZICIONI

Mos t'ju shkojë mendja te çokollata apo biskotat rastësisht, sepse po i ktheheni 'normalitetit të ri'. Kur të keni arritur qëllimin e peshës së dëshiruar, është koha që ngadalë t'i rindërtoni kaloritë. Qëllimi total është 1,800 për femra dhe 2,200 për meshkuj. Bëjeni ngadalë, duke shtuar midis 200 deri 400 kalori ekstra në ditë gjatë javës. Duke e bërë këtë ngadalë ndihmoni në inkurajimin e shprehive në ushqim. Hiqni qafe shprehitë e vjetra dhe përcaktoni shprehitë e reja të shëndetshme.

KUJDES ATË QË KENI ARRITUR

Kur të hani në mënyrë normale përsëri, çelësi është që ta ruani dhe të kini kujdes peshën që e keni arritur. Nëse beli ju zgjerohet, atëherë kjo do të thotë se po hani më shumë sesa që trupi ka nevojë. Ushtrimet e rregullta janë të domosdoshme dhe ju ndihmojnë ta ruani peshën e arritur duke shkrirë kaloritë dhe duke ju inkurajuar që të bëni zgjedhje të ushqimeve të ndryshme.

LISTA E USHQIMEVE TË PREFERUARA:

Fasule dhe bishtaja, lente dhe sojë. Drithëra pa niseshte si kuinoa, oriz të egër dhe bollgur. Jogurt grek pa yndyrë Fruta mali, si boronica, dredhëza. Djathë të dhisë dhe "feta" dhe djathë "halloumi". Yndyra të shëndetshme, si vaj ulliri apo vaj nga bima "rapeseed" për zierje. Arra (por vetëm një grusht, sepse kanë kalori). Fara. Bimë të freskëta ose të thata dhe erëza. Proteina, si vezë, peshk, mish pule, tofu. MST/ Ushqimet që duhet shmangur: Biskotat, ëmbëlsirat. Shujtat e gatshme. Frutat e thatë. Frutat tropikal, si mango, banane dhe ananas. Patatet. Bukën e bardhë. Pastë, oriz, "couscous". Pijet me sheqer. Tortat. Alkoolin.

(Kosova Sot)