6 Ushqimt që luftojnë gripin

  • 07 February 2018 - 08:24
6 Ushqimt që luftojnë gripin
Image

 

HUDHRA

Hudhra njihet se e forcon sistemin imun dhe stimulon aktivitetin Gnë qelizat e bardha të gjakut. Po ashtu, pastron mëlçinë dhe heq helmet e padëshiruara. Hudhra është e pasur me alibinë, përbërës kundër baktereve dhe viruseve.

Image

 

 

SPECAT E KUQ PIKANTË

Specat e kuq pikantë përmbajnë vitamina A, vitamina B, kalcium, kalium dhe nivel të lartë me vitamina C. Specat e kuq pikantë, qofshin edhe të bluar, janë të përsosur kundër ftohjes, sepse përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Mund të përdorni pak spec të kuq pikant pluhur të përzier me ujë për çdo 30 minuta për të shëruar dhimbjet në fyt.

Image

 

LIMONI

Duke e mbajtur kiminë e brendshme në nivel të ekuilibruar është e rëndësishme për kongjestion, tretje dhe ekuilibrin e përgjithshëm në trupin dhe organizmin e njeriut. Disa pika lëng të shtrydhura nga limoni të përziera me ujë të ngrohtë mund ta mbajnë në ekuilibër sistemin alkalin dhe ekuilibrin e kimisë.

Image

 

PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA

Perimet janë shumë të rëndësishme për të bërë një jetë të shëndetshme. Konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbër mundet ta forcojë sistemin imun karshi baktereve dhe infeksioneve. Perimet me gjethe të gjelbra janë të pasura me vitamina B, K, kalium dhe shumë të tjera. 

Image

 

MJALTI

Mjalti njihen në mjekësinë tradicionale dhe industrinë e bukurisë për nutrientet që i ofron. Mjalti përmban enzima minerale, vitamina të kompleksit B, vitamina D, vitamina E, vitamina C dhe propolis. Propolisi njihet për faktin se e forcon sistemin imun. Kjo e mbron trupin nga infeksionet e dëmshme dhe viruset.

Image

 

XHENXHEFILI

Xhenxhefili mund të përdoret për të ngrohur trupin. Vepron mirë te ethet dhe temperatura, duke ngrohur trupin shkakton djersitjen dhe kështu heq helmet e padëshiruara. Xhenxhefili vepron kundër fryrjeve në stomak, dekongjestioni në gjoks, pastron trupin dhe shëron dhimbjet në fyt. 

(Kosova Sot)