NUMRI I DHËMBËVE TREGON NGA ÇFARË DO TË SËMURENI

  • 07 February 2018 - 20:36
NUMRI I DHËMBËVE TREGON NGA ÇFARË DO TË SËMURENI

Përmes buzëqeshjes dhe dhëmbëve mund të kuptojmë shumë për shëndetin. Në fakt, humbja e dhëmbëve ndërlidhet me stresin, të cilit i jemi të prirë për çdo ditë, e studimi më i ri tregon nga cilat tri sëmundje mund të prekeni, nëse keni probleme stomatologjike. Studimi i publikuar te revista "Periodontology 2000" thotë se njerëzit që deri në moshën 65 vjeçe kanë humbur pesë apo më shumë dhëmbë kanë gjasë të preken nga diabeti, osteoporoza ose sëmundjet kardiovaskulare. Është interesant fakti se edhe personat mbi moshën 74 vjeçe, që kanë më shumë dhëmbë, kanë më shumë gjasa t'i arrijnë të njëqindat. 

(Kosova Sot)