Ushqimet për flokë të trashë dhe të shëndoshë
Ekspertët kanë zbuluar ushqimet që duhet t'i konsumoni në mënyrë që floku juaj të jetë sa më i shëndoshë dhe më i trashë
MANGO Ky fryt me ngjyra ofron mineralin silica, që është një komponent i indeve të lidhjes që ndihmon në forcimin si dhe promovon rritjen e flokut. Nutrientët kryesorë: Silica, vitamina A, B6 dhe C, folate. Si ta konsumoni: Hani dy rriska të mangos në formë të zamrës apo edhe pas secilës shujtë.
FIKU Fiku është burim i shkëlqyeshëm për hekur, që është esencial për rritje të shëndetshme dhe për të pasur flokë me shkëlqim. Nutrientët kryesorë: Kalium, hekur, magnez, vitamina A dhe E. Si ta konsumoni: Hani nga dy fikë çdo ditë.
FARAT E LIRIT Farat e lirit përmbajnë aminoacide omega-3, që ndihmojnë rigjallërimin e flokut, duke e parandaluar nga tharja dhe dobësimi. Nutrientët kryesorë: Aminoacide omega-3, vitamina B1, magnez, fosfor, selen. Si t'i konsumoni: Hani një deri më shumë lugë në ditë, në formë të zamrës apo duke hedhur sipër ushqimit.
FARAT E KUNGULLIT Këto fara të pasura me proteina ofrojnë zink, që përkrahin riprodhimin qelizor dhe e forcojnë sistemin imun, që nxit rritjen e flokut. Nutreintët kryesorë: Zink, hekur, fosfor, magnez, mangan, bakër, proteina. Si t'i konsumoni: Hani një e më shumë lugë në ditë. Kombinoni me fara të lirit për një përzierje të shëndetshme.
AVOKADO Avokadot janë furnizues të mirë për vitamina E, që rritin konsumimin e oksigjenit dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës që promovojnë rritjen e shëndetshme të flokut. Nutrientët kryesorë: Vitamina E, kalium, aminoacide 9, vitamina të kompleksit B, acid folik. Si t'i konsumoni: Hani një avokado mesatar dy deri katër herë në javë.
PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR Perimet me gjethe të gjelbër si lakra e Brukselit, lakra jeshile, spinaqi dhe lakra, promovojnë prodhimin e keratinës që është proteinë e flokut që forcon folikulat. Nutrientët kryesorë: Vitamina A, C dhe K, vitamina të kompleksit B, kalium, folate. Si t'i konsumoni: Hani 100 gramë perime me gjethe të gjelbër për çdo ditë, në sallatë apo si pjesë të shujtave.
(Kosova Sot)