Kakaon duhet ta pini çdo ditë

  • 09 February 2018 - 15:48
Kakaon duhet ta pini çdo ditë

Kakao është një nga pijet që rrallëherë na bie ndërmend për të, zakonisht e ndërlidhim me fëmijët që e pëlqejnë si pije apo sa herë ua blejmë nëpër restorante për t'ju dhënë pak qetësi derisa edhe ne do të duhej ta konsumonim për çdo ditë, pra edhe ne të rriturit.

Përse?

Arsyet për këtë janë të shumta, e pos se kjo pije është me shije, ndikon mirë në diskonim dhe na relakson derisa edhe shkencëtarët përmes hulumtimeve të tyre e kanë vërtetuar me fakte, sepse ndihmon femrat në postmenopauzë, por edhe të tjerët. Hulumtimi që ka zgjatur tre muaj, në të cilin ka marrë pjesë një numër i madh i fermave, ka treguar se të gjitha ato ferma që për çdo ditë e kanë konsumuar kakaon ishin më pak të rrezikuara nga sulmi në zemër si dhe nga zhvillimi i sëmundjeve koronare. Në fakt, flavanolet (fitonutriente nga kakao) pakë- sojnë fortësinë e enëve të gjakut dhe kështu e ulin shtypjen e gjakut. Pos se ndikon mirë te zemra dhe enët e gjakut, kakao ndikon mirë dhe rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson kujtesën, është antioksidues i fortë. 

(Kosova Sot)