6 USHQIMET QË SHËROJNË KREJT TRUPIN
Shëndeti i një personi përcaktohet nga shumë faktorë, dhe ushqimi është një prej tyre.
Kjo për faktin se duhet përkujdesur për atë që hani dhe pini.
Disa ushqime janë shpatë me teh të dyfishtë, e në vijim ju sjellim ushqimet që ofrojnë dobi për krejt trupin
UTHULLA E MOLLËS
Nëse dëshironi ta përmirësoni shpejt shëndetin tretës, atëherë provoni uthullën e mollës. Mund ta përdorni përditë në kombinim, apo si zëvendësim për lëngun e limonit si një pije alkaline. Po ashtu, mund ta përdorni për sallatë, duke e përzier me disa bimë, vaj ulliri.
XHENXHEFILI
Xhenxhefili njihet si erëz për zierje, derisa e qetëson stomakun, ndihmon tretjen dhe trajton artritin. Xhenxhefili njihet për aftësinë e tij për t'i luftuar fryrjet dhe të vjellat. Nga xhenxhefili përgatitni çaj, preparate.
PATATET
Rreth 37 gramë karbohidrate janë në një patate me madhësi mesatare, që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, kjo duke ngritur nivelin e hormonit serotoninë. Kjo ndodh nëse proteinat dhe yndyrat i mbanin nën më pak se dy gramë.
BANANET
Herën tjetër kur ndiheni në ankth apo në stres, hani një banane. Bananet përmbajnë rreth 14 gramë sheqer dhe 105 kalori. Një banane mesatare ju ngop, ofron nivelimin e sheqerit në dhe përmban 30 për qind të vitaminave B6 që i nevojiten organizmit.
KIVI
Kivi është ushqim i pasur me nutriente, me një sasi të madhe me vitamina C, përmbajnë më shumë fibra se sa mollët, derisa i mposhtin bananet, sepse kanë më shumë kalium. Përzierjet me vitamina, minerale dhe fitonutriente të pranishme në kivi ndihmojnë në mbrojtjen kundër pikës në tru, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
MJALTI
Mjaltit dikur i janë referuar si "lëngu i artë", shkaku i dobive të shumta në trup dhe lëkurës. Mjalti i papërpunuar është i mbushur me nutriente. Po ashtu, ekspertët kanë dëshmuar se përmban antioksidues që luftojnë sëmundjet. Përkrah edhe rritjen e probiotikëve në traktin gastrointestinal. Mjalti përmirëson simptomat e alergjisë.
(Kosova Sot)