Karbohidratet para gjumit largoni nga menyja

  • 10 February 2018 - 11:03
Karbohidratet para gjumit largoni nga menyja

E dimë se nuk guxojmë të hamë natën vonë, sepse kështu trashemi. Shujta e fundit duhet të jetë e lehtë. Nëse e ngarkojmë lukthin para gjumit me ushqim me yndyrë dhe pikant, ndodhin pengesa në tretje, urth dhe fryrje. Mirëpo, nëse jeni tepër të uritur,mund të hani diçka., raporotn Gazeta Kosova Sot

Me rëndësi të mos hani gjithçka që keni afër. Dy deri tre orë para gjumit nuk duhet të hani, dhe ky është rregull i artë. Kujdes në sasinë e ushqimit dhe shmangni karbohidratet. Pemët dhe perimet kënaqin të gjitha nevojat tuaja.  Pra, karbohidratet t’i hidhni jashtë menysë tuaj. Nëse duhet të hani diçka, le të jenë fruta me lëvozhgë të fortë. Arra, badem, lajthi, këto ju japin energji dhe ju ngopin.


(Kosova Sot)