TRETMANI PËR FORCIM TË NYJAVE DHE ESHTRAVE

  • 11 February 2018 - 10:53
TRETMANI PËR FORCIM TË NYJAVE DHE ESHTRAVE

Forcimi i eshtrave nuk kërkon mjekësi laboratorike.

Në fakt, ka alternativa tjera mjekësore që mund të përdoren si masë shtesë për tretmanin kryesor. Pasi që eshtrat dhe nyjat janë përkrahje për trupin, është me rëndësi t'ju kushtoni vëmendje në mënyrë që të mos dëmtohen dhe të mos ju shkaktojnë vështirësi në aktivitetet e përditshme apo përkeqësohen me kalimin e kohës. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni kufizimet në kualitetin e jetës tuaj.

Shpeshherë, dhimbjet në nyja dhe në eshtra shfaqen si pasojë e proceseve inflamatore, infeksioneve, traumave dhe sëmundjeve kronike. Megjithëse simptomat ndryshojnë, zakonisht shfaqen te secili në një periudhë të caktuar kohore. Në natyrë ka burime të caktuara që ofrojnë veti të ndryshme për shëndetin. Në fakt, shumica e ilaçeve janë të bazuara në përbërësit natyralë.

OPSIONI NATYRAL

Ne ju sugjerojmë një opsion natyral që përmban përbërës kundër inflamacioneve, pasi përmbajnë antioksidues që kur absorbohen në trup, do të ndihmojnë në forcimin e eshtrave dhe minimizojnë problemet në nyja. Për këtë, duhet kombinuar fara të caktuara si përbërësit nga mjalti, rrushi i thatë dhe xhelatina, që prodhojnë një burim me nutriente në gjendje për të reduktuar inflamacionet. Kjo përzierje ofron këto veti:

• Kalciumi dhe magnezi, minerale esenciale që ndihmojnë në dendësinë e eshtrave.

• Ofron sasi të vogla kaliumi, një nga nutrientet që ekuilibron nivelin e sodiumit dhe ndihmon luftimin e mbetjes së lëngjeve në organizëm.

• Përmban sasi të mjaftueshme me aminoacide omega 3, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të nyjave dhe te problemet me qarkullimin e gjakut.

RECETA PËR FORCIMIN E ESHTRAVE DHE NYJAVE

Përbërësit:

2 lugë fara të kungullit

2 lugë fara susami

2 lugë xhelatinë pa shije

5 lugë fara të lirit

3 lugë rrush të thatë

1 gotë mjaltë.

Përgatitja:

Së pari, vendosni farat në blender dhe ia shtoni xhelatinën pa shije bashkë me rrushin e thatë dhe mjaltin. Më pas, procedoni përbërësit në maksimum prej 2-3 minuta derisa të keni fituar një përzierje të trashë. Kur të jetë gati, derdhni përzierjen në një enë apo kavanoz me kapak dhe e ruani në frigorifer.

KONSUMIMI: Preferohet ta konsumoni në stomak të thatë. Mund ta konsumoni edhe para drekës dhe para darkës. Ky ilaç mund të tretet në gjysmë gote me ujë të ngrohtë për ta bërë edhe më të lehtë konsumimin. uani në frigorifer (deri në dy muaj).

(Kosova Sot)