"Buka e shkretëtirës", dhuratë nga Zoti dhe ilaç për gjithçka

  • 12 February 2018 - 10:06

Hurma është ushqimi më i rëndësishëm në botën arabe, e vetitë e saj shëruese njihen në mbarë botën sepse ndihmon te anemia, hipertensioni, kolesteroli i lartë, diarreja dhe kanceri. E quajnë edhe "buka e shkretëtirës". Është bima e vetme në Saharë që mundet t'i ndihmojë njeriut të mbijetojë, derisa e konsiderojnë si pema më e shëndetshme në planet. Lehtë treten dhe ofrojnë ndjenjën e ngopjes, kanë shumë vitamina dhe fibra, ju preferohet fëmijëve dhe të rriturve. Sheqeri natyral që e posedojnë është alternativë për sheqerin e zakonshëm. Ju sugjerohet madje edhe personave që vuajnë nga diabeti e struktura e tyre me fibra është e shkëlqyeshme për sistemin tretës. Ndihmojnë edhe te kapsllëku dhe jashtëqitja e fortë, por ndihmojnë edhe te diarreja, shtypja e lartë e gjakut, ndihmojnë te zemra dhe përmirësojnë shikimin. Hurmat duhet të konsumohen nga personat që vuajnë nga anemia sepse kanë shumë hekurit, por duhet të konsumohen edhe nga fëmijët si dhe gratë shtatzëna. Janë të shkëlqyeshme për shikimin sepse përmbajnë luteinë, prandaj edhe e quajnë si 'vitamina e syve". Kaliumi që përmbajnë hurmat është i shkëlqyeshëm për rregullimin e jashtëqitjes, por edhe si laksativ i shkëlqyeshëm.

(Kosova Sot)