Preparati natyror për shërimin e venave të zgjeruara

  • 12 February 2018 - 14:45
Preparati natyror për shërimin e venave të zgjeruara
Venat e zgjeruara, përpos që paraqesin problem estetik, mund të ndikojnë negativisht edhe në kualitetin e jetës dhe në shëndetin e përgjithshëm. Ato paraqiten shpesh te personat që rrinë ulur për një kohë të gjatë, sidomos nëse rrinë këmbëkryq. Preferohet më shumë aktivitet fizik, shëtitje dhe shtrirje, por para së gjithash duhet ndërmarrë diçka urgjentisht, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT:

-1 litër raki shtëpie - 50 g gjethe hithi - 50 g bar shelgu - 50 g kantarion

PËRGATITJA:

Në një kavanoz të madh, qitni të gjitha këto bimë dhe shtojeni një litër raki shtëpie. Përzieni mirë. mbylleni kavanozin mirë dhe mbajeni tri javë në vend të thatë dhe të ftohtë. Pikat pihen një herë në ditë, nga një lugë e vogël, më së miri në mëngjes. 

(Kosova Sot)