Të gjitha dobitë që sjell çaji i blirit - Shëndetësia - Kosova Sot
Të gjitha dobitë që sjell çaji i blirit

Të gjitha dobitë që sjell çaji i blirit

Çaji i blirit është shumë i shëndetshëm. Ai është efikas kundër ftohjes, shtypjes së lartë të gjakut, te ngërçet, reuma... Lulet e blirit kanë ndikim diuretik dhe e rregullojnë gjumin e gjethet hahen meqë janë efikase kundër ulcerës,transmeton gazeta Kosova Sot.

Qershori thuajse nuk mund të merret me mend pa aromën e këndshme të blirit. Në fillim përdoreshin vetëm gjethet e blirit, e më pas filluan që të përdoreshin edhe lulet e tij. Çaji i blirit ka efekt qetësues te pagjumësia dhe nervozizmi, po ashtu zbut kollën dhe lehtëson nxjerrjen e këlbazës. Në përdorim të jashtëm, lulet e blirit mund të jenë të dobishme te plasja e lëkurës, kafshimi i insekteve dhe te irritimi i lëkurës. Bliri është efikas edhe kundër sëmundjeve që karakterizohen me rritje të temperaturës. Lulet duhen mbledhur ende pa çelur dhe duhet të thahen, por jo në rreze të diellit. Çaji i blirit, megjithatë, nuk iu preferohet shtatzënave dhe grave gjidhënëse.

(Kosova Sot)

11 orë e 4 minuta më parë
20/06/18