Kundër ftohjes dhe gripit me ilaçet natyrale

  • 13 February 2018 - 08:23
Kundër ftohjes dhe gripit me ilaçet natyrale

Vlerësohet së paku një herë në vit secili person pëson ftohje. Megjithëse shumica ftohjen dhe gripin nuk e marrin seriozisht, do të duhej ta bënte të kundërtën.

FTOHJA Simptomat: Në rastet më të shpeshta përfshin infeksionin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Shfaqet djegie e syve, kollë, dhimbje e kokës, kollë, temperaturë. Zakonisht zgjat një javë, e nëse zgjat më shumë lajmëroni mjekun.

Shërimi: Pini shumë ujë, çaj dhe hani ushqim të lehtë, hani sa më shumë pemë dhe perime për ta forcuar sistemin imun dhe pushoni.

GRIPI Simptomat: Të ngjashme sikurse dhe te ftohjet, por janë më fort të theksuara dhe më shpejt zhduken. Dhimbja përcillet me temperaturë të lartë, plogështi dhe dhimbje në muskuj.

Shërimi: Përdorni ilaçe për heqjen e temperaturës, pini shumë lëngje, konsumoni sa më shumë vitamina nga pemët dhe perimet e freskëta.

(Kosova Sot)