Shëroni aneminë me lëng panxhari

  • 13 February 2018 - 16:17
Shëroni aneminë me lëng panxhari

Deri te mungesa e hekurit ose anemisë vjen kur një numër i qelizave të kuqe të gjakut gradualisht pakësohet dhe vjen deri te pasqyra e keqe e gjakut. Panxhari ndihmon në luftën kundër anemisë. Pakësimi i numrit të qelizave të kuqe të gjakut do të thotë se më pak oksigjen kalon nëpër inde, e kjo mungesë e oksigjenit është fajtori kryesor për shfaqjen e anemisë. Disa nga simptomat janë: Lodhje; Plogështi; Zbehje; Përshpejtim i ritmit të zemrës; Mungesë energjie; Mbetje pa frymë. Përbërësit bazë për lëngun nga panxhari dhe karota: Karota; Panxhar; Perime sipas dëshirës. Panxharin dhe karotën i shpëlani me ujë të ftohtë derisa mund ta fërkoni edhe me brushë. Nëse dëshironi të keni më shumë nutriente sugjerohet që perimet së pari t'i bluani në blender, derisa fitoni një përzierje. Për përmirësimin e shijes dhe për më shumë vitamina shtoni karota dhe panxhar, por edhe mollë apo selino, trangull, ananas të freskët. 

(Kosova Sot)