E shëndetshme nga rrënja e deri te farat, përgatiteni kripën e selinos

  • 14 February 2018 - 20:07
E shëndetshme nga rrënja e deri te farat, përgatiteni kripën e selinos

Selinoja është e shëndetshme që nga rrënjët e deri te farat dhe është lehtë e tretshme. Vetëm 100 gr rrënjë të kësaj bime përmbajnë 40 kalori, që është dyfish më pak se e njëjta sasi e patateve. Në mënyrë të hatashme e ul shtypjen e gjakut dhe është aleat nëpër dieta. Por, nga selinoja mund të përgatitet edhe një ilaç, kripa e selinos. Bëhet fjalë për erëzën që është e hatashme për zëvendësimin e kripës së zakonshme. Selinoja vetvetiu është e njelmët, prandaj edhe është baza për këtë përgatitje. Kripa e zakonshme e rrit shtypjen e gjakut, ngarkon veshkat dhe lukthin, derisa kripa e selinos e ul shtypjen e gjakut dhe është diuretik i hatashëm.

SI TA PËRGATISNI KRIPËN E SELINOS?

Zgjidheni një rrënjë të fortë e të shëndetshme të selinos, e pastroni dhe e copëtoni. Selinon e bluar e përzieni me kripë deti në masën 1: 3. Përzieni mirë dhe e vendosni në enë me kapak për të qëndruar 20 orë. Më pas e shtrini në tepsi dhe e thani në furrë prej 80 gradë, derisa të forcohet. E nxirrni, e ftohni dhe e shtypni, e ruani në kavanoz të mbyllur. 

(Kosova Sot)