Gjashtë arsyet përse mandarinat duhet t'i përfshini në menynë tuaj

  • 15 February 2018 - 09:16
Gjashtë arsyet përse mandarinat duhet t'i përfshini në menynë tuaj

Megjithëse mandarinat njihen për faktin se përmbajnë shumë vitamina C, ato përmbajnë edhe shumë veti të tjera që lejojnë të jemi më të shëndetshëm

PËRMBAJTJA ME VITAMINA C

Mandarinat, pas portokajve, janë një opsion i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që duan të konsumojnë më pak sheqer. Shija dhe aroma e tyre ofrojnë shumëllojshmëri për t'i përfshirë në ushqim vitaminat C.

• Acidet veprojnë në një numër të madh të funksioneve të trupit për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe shërojnë plagët.
• Në të njëjtën kohë, vitaminat C ndihmojnë eshtrat dhe dhëmbët që janë të shëndetshëm duke absorbuar hekurin.
• Po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe karotinës.

LUFTON KANCERIN

Radikalet e lira, molekulat reaktive, gjenerojnë çrregullim në qelizat trupore, si pasojë e nutrienteve, ushqimeve të tepërta, stresit, duhani, alkoolit dhe ilaçeve. Si rezultat i këtij procesit, plakja dhe një seri e problemeve zhvillohen në sistemin kardiovaskular dhe atë nervor. Mandarinat posedojnë vitamina C, vitamina E, karotinë dhe flavonoide. Këto elemente prodhojnë neutralizimin e proceseve oksiduese që luftojnë qelizat e kancerit.

PËRMIRËSOJNË ANEMINË

Anemia është një nga problemet që është shumë e shfaqur në botë. Kjo vjen si pasojë prodhimit të paktë të hemoglobinës në gjak. Hemoglobina është substancë që për detyrë ka shpërndarjen e oksigjenit në gjak.

TË SHËNDETSHME GJATË SHTATZËNISË

Mandarinat ofrojnë acid folik ose vitamina B9. Ky nutrient ndihmon në nivelin qelizor për t'i zhvilluar indet. Po ashtu, nxitin formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu, marrin pjesë në prodhimin e acideve që ndikojnë në zhvillimin e sistemit nervor.

BURIM I ËMBËL I KALIUMIT

Kaliumi është një mineral shumë me rëndësi që lejon funksionimin e rregullimit të ujit në trup. Kjo përfshin muskujt, sistemin nervor dhe veshkat. Në fakt, kaliumi ndihmon në normalizimin e shtypjes së gjakut. Konsumimi i kalciumit është vital, sepse lejon hidratimin. Redukton lëndimet e ndryshme të shkaktuara.

LUFTOJNË ACIDIN URIK DHE INFEKSIONET

Si pasojë e përmbajtjes së ujit dhe kaliumit, mandarinat prodhojnë efektin diuretik duke dërguar alkaline në urinë që ndihmon në luftimin e infeksioneve. Siç po e vëreni, mandarinat ofrojnë veti të shumta të dobishme për organizmin e njeriut, prandaj duhet përfshirë në ushqimin tuaj.

(Kosova Sot)