RREPKA PASTRON DHE FORCON ORGANIZMIN

  • 16 February 2018 - 08:39
RREPKA PASTRON DHE FORCON ORGANIZMIN

Si mbrojtje më e mirë nga infeksionet dhe viruset, rrepka është e pazëvendësueshme gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pasi që përmban veti të shumta shëruese. Kjo perime shëruese ka vlerë të madhe, ndikon në forcimin e sistemit imun, por edhe e përmirëson punën e mëlçisë dhe fshikëzës. Rrepka e zezë përdoret kundër infeksioneve si dhe te çrregullimi i fshikëzës së tëmthit. Përmban proteina, karbohidrate, yndyrë, celulozë dhe shumë minerale. Rrepka e zezë përdoret edhe në mjekësinë popullore, ku njihet si ilaç natyral te problemet me tretjen derisa toniku prej saj ndikon për pastrimin e mëlçisë.

(Kosova Sot)