Nutricistja ka provuar, kishte humbur 3 kg për 7 ditë

  • 16 February 2018 - 20:15
Nutricistja ka provuar, kishte humbur 3 kg për 7 ditë

Një nutriciste ia ka dalë që të humbë tre kilogramë për një javë, e këshillon që kjo është mënyra më e shpejtë për të hequr qafe kilogramët shtesë, si dhe të hiqni shtresat dhjamore. Nëse tashmë jeni në dietë dhe procesi i humbjes në peshë shkon ngadalë, atëherë provojeni këtë fshehtësi çudibërëse. Ndoshta do të tingëllojë si e çuditshme, por nga regjimi juaj i ushqimit duhet të përjashtoni pemët, e lejohet të hani vetëm disa copë fruta mali në fund të javës. Pemët janë me rëndësi të madhe për shëndetin e organizmit, prandaj me rëndësi është që një regjim si ky ta aplikoni për shtatë ditë, e më pas t'i ktheheni dietës klasike. Regjimin mund ta përsëritni pas një kohe. Pos pemëve, nga menyja duhet të përjashtoni vajin, sheqerin, bukën, orizin, patatet dhe makaronat. Bazë e kësaj diete janë perimet dhe proteinat, kështu që për kafjall sugjerohet konsumimi shtesë i proteinave, farat çia me qumësht bademi, vezë me perime, e nga pijet konsumoni kafe ose çaj. Për drekë apo darkë hani mish të bardhë të pulës, file peshku, e nga perimet sugjerohen perimet me gjethe të gjelbra.  

(Kosova Sot)