Ushqimet që duhet shmangur, nëse vuani nga kapsllëku

  • 16 February 2018 - 20:16
Ushqimet që duhet shmangur, nëse vuani nga kapsllëku

Kapsllëku shfaqet si pasojë e vonimit të zbrazjes së zorrëve, e kjo sjell jashtëqitjen e fortë. Të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku le të shmangin këto ushqime.

Çaji

Shumica mund të befasohen, por ekspertët nuk preferojnë të konsumoni çaj për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Edhe pse çaji bimor nuk ka efekt negativ, çaji i zi, pasi përmban taninë, duhet shmangur. Çaji i zi përmban edhe kafeinë dhe derisa në sasi të vogël nxit punën e tretjes, sasia e madhe mund të shkaktojë dehidrim.

Bananet

Bananet janë të pasura me fibra dhe karbohidrate dhe, përkundër se konsiderohen të shëndetshme, nëse nuk janë të pjekura mirë, ato mund të shkaktojnë kapsllëk, prandaj duhet shmangur.

Orizi

Orizi, sidomos orizi i bardhë, për kohë të gjatë qëndron në sistemin tretës, kështu që zgjedhje më e mirë është orizi ezmer, por të gjithë ata që vuajnë nga diarreja, orizi i bardhë është shpëtim. 

(Kosova Sot)