Ilaçi i gjysheve tona për shërimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

  • 17 February 2018 - 17:48
Ilaçi i gjysheve tona për shërimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

Njerëzit kanë probleme të ndryshme me mushkëritë, më së shpeshti me astmën, bronkitin dhe format e ndryshme të kollës. Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksionet, si dhe me gjendjet e ndryshme, me alergji dhe nga duhani. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor në shërimin e këtyre problemeve, sidomos astmës.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

Gjysmë kilogramë qepë të kuqe; Gjysmë kilogramë sheqer; 2 limonë; 1,5 litra ujë dhe 7 lugë të mëdha mjaltë natyral. Së pari hidheni sheqerin në një enë, të ngrohet dhe të përzihet derisa të marrë ngjyrë tjetër, shtohet qepa e kuqe e imtësuar, piqen pak dhe shtohet uji. Të gjitha bashkë le të zihen derisa të avullohet rreh 1/3 e ujit . Më pas e lini të ftohet, shtohet lëngu i shtrydhur nga 2 limonë dhe mjalti dhe gjithçka përzihet mirë. Pastaj e lini të qëndrojë, hiqini copëzat e qepëve dhe e vendoseni në kavanoz. Merreni nga një lugë të madhe para secilës shujtë, derisa ta shpenzoni ilaçin. Fëmijët le të marrin nga një lugë të vogël para secilës shujtë. 

(Kosova Sot)