Receta që për pak nuk ka e fituar çmimin Nobel

  • 18 February 2018 - 08:07
Receta që për pak nuk ka e fituar çmimin Nobel

Farat dhe vaji i lirit tashmë mund t'i hasim në shumicën e dyqaneve tona, e kjo nuk habit aspak marrë parasysh faktin se sa të shëndetshme janë. Liri pakëson ndikimin e estrogjenit, e me këtë edhe rrezikun nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve. Ndikon edhe në punën e zemrës dhe enëve të gjakut, përshpejton shërimin e proceseve pezmatuese dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Liri po ashtu zvogëlon nivelin e kolesterolit, forcon imunitetin, sidomos gjatë shtatzënisë. Ndihmon në shërimin e ekzemës dhe psoriazën. Ndikon edhe në punën e zorrës së trashë dhe prostatës.  

ZGJEDHJA MË E MIRË (EDHE MË E LIRË) SE AMINOACIDET E PESHQVE

Vaji i ftohtë i shtrydhur i lirit është shumë i pasur me aminoacide omega 3. Zvogëlon tkurrjen e enëve të gjakut dhe shton qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut, duke e ulur edhe shtypjen e gjakut. Është kyç në ruajtjen e ekuilibrit të aminoacideve omega 3 dhe 6. Të dy aminoacidet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e enëve të gjakut. Aminoacidet omega 6 kanë tendencë në shtimin e inflamacioneve, ndërsa që omega 3 i zvogëlon. Këto substanca ushqyese zvogëlojnë inflamacionet, rregullojnë metabolizmin e qelizave dhe mbajnë në kontroll sistemin kardiovaskular. Vaji i ftohtë i lirit ul nivelin e triglicerideve në gjak, parandalon krijimin e droçkave në gjak, e me vetë këtë pakëson rrezikun për sulm në zemër. Fitoestrogjenet nga ky vaj i shtrydhur me sukses e nivelojnë estrogjenin (hormonin e femrave që mund të nxitë sëmundjet malinje) dhe pakësojnë aktivitetin e tij, si dhe rrezikun nga shfaqja e tumoreve të gjirit dhe vezoreve

SHËRIMI I TUMORIT ME RECETËN E EKSPERTES GJERMANE

Vaji i ftohtë i shtrydhur i lirit po e përjeton renesancën e vet falë ekspertes dhe biokimikes gjermane Dr. Johanna Budwig. Kjo eksperte gjermane është e para që ka vërejtur domethënien e aminoacideve esenciale, që i hasim në vajin e lirit, për shërimin e tumoreve. Edhe pse në më shumë se 40 studime shkencore është vërtetuar efikasiteti dhe është vërtetuar roli kyç i aminoacideve në shërimin e tumorit, farmaceutikët ende e injorojnë këtë fakt. Për punën e saj Dr. Johanna Budwig shtatë herë ka qenë e nominuar për çmimin Nobel.

RECETA E JOHANNNA BUDWIG:

1 gotë djathë organik

2-5 lugë vaj liri

1-3 fara të lirit

Pak ujë (që masa të jetë homogjene) Pak speca të kuq pikantë Dr. Dan C. Roehm (onkolog dhe kardiolog) në vitin 1990 ka theksuar: "Qasja e Dr. Johanna Budwig nuk është mënyra e shërimit të kancerit, por metoda përmes së cilës forcohet sistemi imun, në këtë mënyrë për të luftuar me sukses qelizat tumorale".

(Kosova Sot)