Parandaloni kancerin duke kontrolluar dietën

  • 18 February 2018 - 08:44
Parandaloni kancerin duke kontrolluar dietën

Ushqimi i mirë mund t’ju ndihmojë të parandaloni dhe mundni kancerin në mënyra të ndryshme. Kjo dietë ushqyese mund të ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit. Dhe, nëse ju jeni diagnostikuar, ngrënia mirë mund të mbështesë pozitivisht trajtimin dhe t’ju ndihmojë të jetoni mirë për vitet që vijnë pas trajtimit. Këtu janë disa udhë- zime të përgjithshme për të ndihmuar në zvogëlimin e riskut të kancerit, përmes një regjimi ushqimor të ekuilibruar. [vegetable-005-650x358]

• Mbani një peshë të shëndetshme për të zvogëluar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

• Zvogëloni marrjen e kalorive nga yndyrna të ngurta dhe sheqerna të shtuara. Ushqimet me sheqer dhe yndyrna të shtuara mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe të lënë hapësirë të vogël për më shumë ushqime të shëndetshme, parandaluese të kancerit.

• Hani shumë fruta dhe perime, duke përfshirë fasulet, të cilat janë të lidhura me një rrezik më të ulët të kancereve të caktuara. Plotësoni gjysmën e pjatës suaj çdo vakt me një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve, të pasura me lëndë ushqyese të natyrshme.

• Kufizo alkoolin. Dëshmitë sugjerojnë se të gjitha llojet e pijeve alkoolike mund të rrisin rrezikun e një numri të kancereve. Konsiderohet më e dëmshme kur kombinohet me pirjen e duhanit.

Brokoli dhe lakra ndihmojnë për kujtesën

Nëse harroni shpejt, mund të jetë për shkak të mungesës së gjumit ose një numri arsyesh të tjera, duke përfshirë gjenetikën, nivelin e aktivitetit fizik dhe mënyrën e jetesës dhe faktorët e mjedisit. Megjithatë, nuk ka dyshim se dieta luan një rol të madh në shëndetin e trurit. Menyja më e mirë për rritjen e kujtesës dhe funksionit të trurit është dieta mesdhetare.

Marrja e perimeve të përshtatshme, përfshirë brokolin, lakrën dhe zarzavate me gjethe të errëta, mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Brokoli është gjithashtu një opsion i shkëlqyer për drekë ose darkë. E njohur mirë për një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, arra gjithashtu mund të përmirësojë funksionin njohës. Shijoni një grusht arra për të shuar urinë e mesditës.

(Kosova Sot)