Ilaçi më i mirë për kollitje – vetëm dy përbërës

  • 19 February 2018 - 10:09
Ilaçi më i mirë për kollitje – vetëm dy përbërës

Kombinimi i mjaltit dhe qepës së kuqe që moti njihet si ilaç natyral që ka efekt pozitiv, sidomos kundër kollës. Përparësia e këtyre përbërësve shërues është se mund t’i përgatisni në secilën stinë, e ka shumë gjasa që gjithmonë t’i keni pranë vetes

Përbërësit:

1 kokë qepë të kuqe

2-3 lugë mjaltë natyral

Përgatitja:

Në fillim zgjidheni qepën e shëndetshme dhe të freskët, të madhësisë mesatare. Qepën e qëroni dhe e preni pastaj e vendosni në një enë të thellë dhe derdheni edhe sasinë e mjaltit. Enën më pas e mbuloni me kapak dhe e lini ta kalojë natën në temperaturë të dhomës. Të nesërmen në mëngjes, masën e kulloni. Kjo është sasia që mjafton për një ditë. Merreni nga një lugë shurup çdo dy orë, bën edhe më shpesh. Me siguri se pas një periudhe të caktuar kohore do ta ndjeni se keni frymëmarrje më të lehtë dhe shumë shpejt do të filloni të kolliteni.

(Kosova Sot)