Dy përbërësit që mposhtin celulitin brenda sekondave

  • 19 February 2018 - 17:36
Dy përbërësit që mposhtin celulitin brenda sekondave

Pothuajse i druheni ekspozimit të këmbëve këtë pranverë? Nuk jeni e vetmja. Rreth 80 për qind e femrave vuajnë nga celuliti, përfshirë këtu edhe yjet si Kim Kardashian dhe Sienna Miller. Një mori ushqimesh dhe mashtrime të krisura, prej dietave detoks dhe kompresa me çaj të gjelbër, deri te "shkrirësit e celulitit", thonë se heqin "lëvoren e portokallit" nga trupi juaj. Por, sipas specialistit për kujdesin ndaj lëkurës, ka mënyra shumë më efikase dhe të lira për të hequr qafe celulitin, derisa ju nevojiten vetëm dy përbërës nga dollapi i kuzhinës.raporton Gazeta Kosova Sot

Terapistja e lëkurës, Nataliya Robinson, e cila trajton shumë yje, ka thënë për "FEMAIL" që përgatitja e maskës duke përdorur sodën e bukës dhe mjaltin "Manuka"është mënyra më e mirë për të hequr "gropësirat" e shëmtuara. Duke folur për këtë zgjidhje, ajo shpjegon: 'Masazhi i këmbëve me mjaltë përmirë- son qarkullimin e gjakut. Soda e bukës në mënyrë natyrale e pastron lëkurën, derisa mjalti lëkurës i ofron lagështi. Mjalti është përbërës natyral që dekongjestion lëkurën dhe redukton shfaqjen e celulitit pa e stërngarkuar trupin me helme dhe kemikate që janë të përgatitura për kujdesin ordiner të lëkurës'. Nataliya shpjegon se duhet të merrni një lugë mjaltë dhe një lugë sodë të bukës, i përzieni bashkë në një enë.

Më pas, shtoni pak ujë për ta zbutur përbërjen. Me këtë përzierje bëni masazh, sidomos në këmbët tuaja, ijët, stomak dhe duar, për rreth 2-3 minuta derisa pjesët e prekura të zbutem. Më pas aplikoni mjaltë aty ku celuliti është i dukshëm dhe "godisni me shuplakë" këmbët tuaja për 4-7 minuta. Ajo thotë se kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe zbuten dukja e celulitit. 'Kujdes mos e teproni, kjo shkakton dëmtimin e kapilarëve nëse aplikoni shumë presion", porositë ajo. 

(Kosova Sot)