Ndryshojeni rutinën e kafesë, hidhni kanellë

  • 20 February 2018 - 08:19
Ndryshojeni rutinën e kafesë, hidhni kanellë

Kur të pini kafenë, zëvendë- soni sheqerin dhe shllagin me një lugë sheqer dhe kurseni rreth 70 kalori dhe përshpejtoni metabolizmin tuaj. 

ERËZONI JETËN TUAJ

Një hulumtim ka treguar se gjysmë lugë kanellë në ditë në masë të madhe mundet të ul nivelin e sheqerit në gjak, trigliceridet, kolesterolin e keq dhe sasinë e përgjithshme të kolesterolit te njerëzit me diabet të tipit 2. Për ata që nuk duhet të brengosen seriozisht për nivelin e insulinës, është dëshmuar se kanella ofron shumë veti. Kanella mundet ta pakësojë shpejtësinë përmes së cilës lukthi zbrazet pas shujtave, që mundet të ndihmojë në kontrollimin e rënieve dhe ngritjeve të sheqerit në gjak. Zbutja e këtyre rënieve dhe ngritjeve n mënyrë teorike ul etjen për ushqim. Kanella mundet ta përmirësojë efektin e antioksiduesve nga ushqimi për t'u mbrojtur, duke e forcuar sistemin imun. Vetitë tjera shëruese të kanellë përfshijnë lirimin nga kongjestioni, ulja e ngërçeve në muskuj dhe nyja, neutralizon inflamacionet derisa forcon edhe funksionimin e trurit. Është treguar po ashtu që kjo erëz stimulon qarkullimin e gjakut. Me gjasë nuk ju nevojitet edhe një arsye shtesë përse kafenë duhet ta erë- zoni me kanellë.

(Kosova Sot)