Pija e gjelbër e doktor Oz-it përplot jetë për detoksimin tuaj pranveror

  • 20 February 2018 - 18:30
Pija e gjelbër e doktor Oz-it përplot jetë për detoksimin tuaj pranveror

Kjo pije nga kuzhina e mjekut Oz, pije që sipas fjalëve të tij, duhet ta filloni së paku një ditë në javën tuaj, e nëse kjo mundet të jetë për çdo ditë, atëherë edhe më mirë. Është e pasur me vitamina dhe fibra të shëndetshme, e varfër me kalori, e përmban mjaftueshëm për secilën pjesë tonën. Nëse nuk i keni të gjithë përbërësit, ndonjërin mund ta anashkaloni. Sasia pak apo shumë nuk dëmton. Në fund të përzierjes do të fitoni një litër lëng, derisa mund t'i shtoni gjithmonë ujë. Të gjithë përbërësit i shtoni në blender, i përzieni mirë dhe i shërbeni menjëherë.

Përbërësit:

2 grushte spinaq (i mirë për tru);

Gjysmë trangulli (hidraton, pastron rupin dhe qetëson);

¼ selino (i mirë për eshtra);

1 degë majdanoz (i mirë për qarkullim dhe zemër);

4 gjethe mentë të freskët (qetëson dhe relakson);

3 karota (të mira për lëkurë, sy);

2 mollë të gjelbra (e mirë për gjithçka);

¼ e portokallit (i mirë për metabolizëm);

¼ e limesë (pastron, kundër gurëve në veshka);

¼ e limonit (pastron, qetëson, freskon, mbron nga viruset);

150 g ananas (për tretje, plot vitamina).

Xhenxhefil.