Frutat që dhurojnë dobi për trupin

  • 21 February 2018 - 10:44
Frutat që dhurojnë dobi për trupin

Sipas nutricistëve, për çdo ditë duhet të hani lloje të ndryshme të frutave për të ruajtur shëndetin e mirë. Megjithëse të gjithë frutat janë të shëndetshëm, disa prej tyre dallohen për nga vetitë e tyre që ofrojnë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Avokado

Shumë njerëz e injorojnë faktin se avokado është fryt, por  janë. Dhe, jo vetëm se është një nga frutat më të shëndetshëm, po ashtu përmbajnë sasi të madhe me nutriente, të cilat trupi i kërkon për çdo ditë. Disa nuk i konsumojnë, sepse mendojnë se shtojnë në peshë. Por, yndyrat në avokado janë të shëndetshme, por ndihmojnë të mbani një idetë të ekuilibruar.

Image

Ananasi

Pasi posedojnë përbërës, që pastrojnë organizmin dhe veprojnë si diuretik, ananasi përmirëson tretjen e yndyrave dhe proteinave. Ndihmojnë në parandalimin e mbajtjes së lëngjeve derisa eliminojnë toksinat në të njëjtën kohë. Janë të pasur me enzima tretëse, që luftojnë problemet si refluksin acidik, tretjen jo të mirë apo kapsllëkun.

Image

Mollët

Mollët janë mbretëresha e frutave. Megjithëse janë të “thjeshta”, mjekët tash e një kohë të gjatë i rekomandojnë nëse nuk dëshironi t’i vizitoni ata. Mollët ndihmojnë në ekuilibrin dhe rregullimin e trupit.  Mollët janë antiacid natyral dhe kanë efekt kundër inflamacioneve në traktin urinar dhe në traktin tretës. Duhet pasur vëmendje të blini mollë organike, në mënyrë që ta hani dhe lëvoren, që është e pasur me fibra.

Image


Limoni

Agrumet e shtojnë sistemin mbrojtës të trupit dhe e pastrojnë organizmin. Limoni, i pari nga agrumet, është esencial për heqjen qafe të lëngjeve, duke përmirësuar punën e mëlçisë dhe të veshkave, dhe më së shumti duke e mbajtur trupin alkalin. Limonët ndihmojnë në parandalimin e secilës sëmundje. Duhet ta pini një gotë ujë me lëng limoni çdo ditë para kafjallit.

Image

 

 Grejpfruti

Shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë grejpfrutin, sepse është i hidhur. Por, pikërisht është shija që e mbush me nutriente, që ofrojnë veti të shumta shëruese për mëlçinë.  Ky organ është i ngarkuar me detyrën që gjakun ta mbajë të pastër prej helmeve. Grejpfruti po ashtu lufton mbajtjen e lëngjeve në organizëm dhe përmirëson funksionimin e veshkave.

Image

Rrushi

Rrushi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe është i shëndetshëm. Vaji i farave të rrushit dhe substanca, që e përmban e quajtur resveratrol, shihen si eliksir të shëndetit. Po ashtu është e lirë të hani rrushin me lëvore dhe me fara. Mund t’i bluani dhe t’i përzieni me ujë. Rrushi po ashtu është pastrues dhe redukton nivelin e lartë të kolesterolit dhe posedon substancë kundër kancerit. 

Image

(Kosova Sot)