Pesë arsyet pse më shpesh duhet të hani tranguj turshi

  • 21 February 2018 - 14:17
Pesë arsyet pse më shpesh duhet të hani tranguj turshi

Këto janë arsyet pse duhet t’i hani trangujt turshi:

1. Antioksidues i fortë – mbrojnë trupin nga radikalët e lirë, kemikate jostabile që dëmtojnë qelizat në organizmin e njeriut.  

 2. Probiotik i hatashëm – ekuilibrojnë tretjen dhe përshpejtojnë krijimin e baktereve të mira që janë kyçe për tretjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Ruajnë mëlçinë  – përveçse përmirësojnë tretjen, trangujt turshi mbrojnë mëlçinë dhe filtrojnë helmet prej organizmit.

4. Parandalojnë të thatin në lukth – i thati është plagë e brendshme në muret e lukthit. Trangujt turshi mbrojnë lukthin dhe parandalojnë formimin e të thatit. 

5. Ndihmojnë te diabeti – studimet kanë treguar se trangujt turshi stabilizojnë nivelin e hemoglobinës – proteinë në rruazat e kuqe të gjakut që transmetojnë oksigjenin. Thartira e trangujve turshi ndihmon në kontrollin e diabetit. 

(Kosova Sot)