Ushqimet ideale që mbajnë në nivel normal hemoglobinën

  • 21 February 2018 - 15:41
Ushqimet ideale që mbajnë në nivel normal hemoglobinën

Arritja në nivel normal e hemoglobinës është diçka e lehtë dhe krejt këtë e arrini duke konsumuar ushqime të caktuara.

 

MËLÇIA

Mëlçia është e pasur me hekur dhe është esencial për hemoglobinë. Megjithatë, ka shumë njerëz që ngurrojnë. Në raste tjera, ju rekomandojmë ta provoni. Me kalimin e kohës do të mësoheni dhe do të keni shumë dobi. Në fakt, është një nga ushqimet më efektive për nivelin e hemoglobinës.

Image

 

BISHTAJAT 
Kur flasim për ushqimin e bazuar në bimë, trupi nganjëherë e ka të vështirë të thithë hekur. Për më tepër, ju nevojitet më shumë ndihmë, që e gjeni te perimet e pasura me vitamina C. Në këtë drejtim, kjo vitaminë është shumë e fortë. Mos harroni se pos në shujta të nxehta, mund t'i përdorni edhe në sallatë. 

Image

 

PERIMET E PASURA ME VITAMINA C

Marrë parasysh se çfarë kemi cekur më lart, ne ju sjellim një listë me perime që përmbajnë shumë vitamina C. Nëse i përdorni, do të mbani në normale nivelin e hemoglobinës: Specat, sidomos nëse i hani të papërpunuar; Brokolin; Lakër Brukseli; Spinaqin Shpargujt Karotat Panxharin. 

Image

 

USHQIMET E PASURA ME ACID FOLIK

Nuk është i rëndësishëm vetëm për shtatzëninë. Acidi folik është i rëndësishëm edhe për nivelin e hemoglobinës, pasi që ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm kur i merrni në formë të tabletave. Ne ju ofrojmë një listë ku hasni acidin folik: Shparguj Portokaj Avokado Fasule Sojë Fara të kungullit. 

Image

 

PESHKU I YNDYRSHËM

Peshku i yndyrshëm i ka të gjitha përparësitë sikurse ushqimet paraprake. Po ashtu, përmban shumë vitamina B, që është esencial për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Shtoni konsumimin me: Salmon Sardele Tunë Skumbri.

(Kosova Sot)