Shpresë e re për shërimin e Parkinson-it

  • 21 February 2018 - 15:54
Shpresë e re për shërimin e Parkinson-it

Hulumtimet e reja kanë ofruar një shpresë të re për kurën e sëmundjes së Parkinson-it. Shkencëtarët kanë zbuluar nivel shtesë të kalciumit në tru që mund të qëndrojë para një gjendjes si kjo, diçka që ekspertët paraprakisht nuk e kanë ditur. Megjithëse ky mineral luan rol vital në lidhjen e fundit të nervave me proteina, e njohur si "alpha-synuclein", që është kritike për trurin dhe komunikimin e qelizave, derisa studimi gjen fakte se niveli i shtuar i kalciumit mundet të nxit vdekjen e qelizave nervore.

Autori i studimit Dr. Amberley Stephens nga "Cambridge University", thotë: 'Ka një ekuilibër të mirë të kalciumit dhe proteinës "alpha-synuclein" në qeliza, dhe kur ka shumë nga njëra apo nga tjetra, ekuilibri prishet dhe fillon çekuilibri, që më pas dërgon drejt sëmundjes së Parkinson-it'. Sëmundja e Parkinson-it shkaktohet nga këto proteina që marrin formë të gabuar dhe ngjiten së bashku, megjithëse më parë ishte e dyshimtë se çfarë e shkakton këtë. Hulumtuesit zbulojnë se të gjeturat e tyre mund të çojnë në gjetjen e tretmanëve të ndryshëm si bllokues të kalciumit, në mënyrë që të luftohet një gjendje si kjo e pashërueshme. 

(Kosova Sot)