Si punon metabolizmi juaj në secilën moshë?

  • 21 February 2018 - 15:51
Si punon metabolizmi juaj në secilën moshë?

Nëse dëshironi ta kuptoni se si metabolizmi juaj punon me moshën që keni, atëherë lexoni këtë artikull për të zbuluar se çfarë në të vërtetë ndodh

METABOLIZMI NË TË 20-AT

Në të njëzetat, metabolizmi ynë punon më shpejt se kurrë, por gjithashtu se varet edhe nga gjenet e një personit si dhe niveli i aktiviteteve të tyre fizike. Duhet ta dini se njerëzit me masë më të madhe muskulore kanë nevojë për më shumë energji. Drejt moshës 25 vjeçe, eshtrat e trupit përfundojnë zhvillimin e tyre dhe është fundi i të njëzetave kur humbja në peshë fillon të vështirësohet. Derisa iu ofrohemi të tridhjetave, metabolizmi ynë fillon të ngadalësojë. Provoni të shmangni: Ushqimin e shpejtë, Pjekurinat komerciale, Pijet alkoolike, Pijet me sheqer.

METABOLIZMI NË TË 30-AT

Kur t'i arrijmë të tridhjetat, aftësia jonë natyrale për të shkrirë kaloritë reduktohet. Trupi ndalon me sekretimin e hormoneve që janë përgjegjëse për rritjen e masës muskulore dhe nuk janë siç ishin dikur. Megjithatë, me ushtrime të ndryshme trupore dhe muskulore, ky efekt natyral mund të kthehet. Në rast të shtatzënisë, metabolizmi po ashtu mund të ndryshojë komplet për mirë apo për keq; mund të përshpejtohet apo të ngadalësohet. Kur t'i mbushni të tridhjetat, duhet të ndaloni me sheqerin si dhe me ushqimet e përpunuara. Për të pasur tretjen në nivel, duhet të hani më shumë pemë midis shujtave. Duke e bërë këtë, do të shmangni fryrjet në stomak. Po ashtu, duhet të konsumoni shumë proteina. Provoni të reduktoni konsumimin e mishit të kuq, derisa duhet ta shtoni mishin e peshkut.

METABOLIZMI NË TË 40-AT

Kur trupi të ketë arritur të dyzetat, niveli i estrogjenit dhe progjesteronit reduktohen në masë të madhe, që po ashtu e ngadalësojnë edhe metabolizmin. Kështu trupi futet në një shteg të quajtur "sarcopenia" ku masa muskulore fillon të tkurret. Në të dyzetat, është me rëndësi të siguroheni që të konsumoni sasi të konsideruar të proteinave, në mënyrë që mos të humbni shumë masë muskulore. Për të parandaluar shtimin në peshë hani shujta të vogla. Ushqimet më të rekomanduara janë: Pemët, Jogurt me pak yndyrë, Proteina, Çaj i gjelbër, Arrat.

METABOLIZMI NË TË 50-AT DHE MË LART

Duke filluar nga të pesëdhjetat, shtimi në peshë është normal, sepse metabolizmi ynë i trupit ecën shumë më ngadalë. Trupi shpeshherë e zëvendëson humbjen e masës muskulore me yndyrë apo dhjam trupor. Kjo do të thotë se trupi kërkon më pak kalori sesa që kishte nevojë më parë. Kështu, për këtë grup moshe, ata duhet të hanë më pak ushqim. Në të pesëdhjetat dhe më lart, rekomandohet të keni një specialist që merret me ushqimin tuaj. Nuk ka askush që përgatit ushqimin më mirë se një nutricist, që sjell të gjitha nutrientet që trupi ka nevojë. Po ashtu, mos harroni të ushtroni mirë. 

(Kosova Sot)