Nutricistja nga Australia këshillon si të humbni 5 kg për një muaj

  • 22 February 2018 - 08:27
Nutricistja nga Australia këshillon si të humbni 5 kg për një muaj

 

KAFJALLI LE TË JETË SHUJTA MË E MADHE ME SHUMË PROTEINA

Në fillim, Susie në faqen e saj ka shkruar se kafjalli duhet të jetë shujta më e madhe e ditës: 'Proteina është supernutrient kur bëhet fjalë për humbjen në peshë, pasi tretet më ngadalë sesa karbohidratet, prandaj ndihmon sistemin hormonal që kontrollon oreksin dhe hormonet që shkrijnë dhjamin', shpjegon ajo. Susie rekomandon që qëllimi juaj duhet të jetë konsumimi midis 15 dhe 20 gr proteina për kafjall.

PINI ÇAJ TË GJELBËR PAS SECILËS SHUJTË

Sipas nutricistes nga Australia, çaji i gjelbër është një shtesë e mirë për shujta - pasi ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ju ndalon nga konsumimi i kalorive të lëngshme të ndaluara: 'Nuk ka lidhje prej nga vijnë kaloritë, nga vera, lëngjet, kafe apo "smoothie", trupi nuk e kompenson mirë kur konsumohen kalori të lëngshme', ka thënë ajo.

PËRFSHINI SHUMË PERIME PËR DREKË DHE DARKË

'Kur të përfshini perimet dhe sallatat në secilën shujtë dhe zamër, qoftë nëse vijnë përmes kërpudhave dhe domateve në omëletën e mëngjesit, një sallatë e madhe në drekë dhe një supë me perime për darkë, ju mbajnë të ngopur', thotë ajo.

PESË DITË TË JAVËS PA ALKOOL

Kjo është një këshillë në lidhje me kaloritë e lëngshme, por sipas Susie, nëse vërtet dëshironi që stomakun ta keni të fortë, atëherë duhet të hiqni qafe alkoolin. Ekspertja rekomandon pesë ditë në javë pa alkool - dhe kur ta konsumoni le të jenë sasia shumë të vogla.

VINI TRUPIN NË LËVIZJE ÇDO DITË

Përderisa ushqimi është pjesa më e rëndësishme, Susie po ashtu shton se disa forma të ushtrimeve janë kruciale për t'i hequr ato kilogramët e fundit. 'Vini në lëvizje trupin tuaj për çdo orë, secilën ditë', thotë ajo - qoftë duke ecur, duke vrapuar apo duke ushtruar "Pilates". Kombinojeni këtë derisa duhet të ushqeheni shëndetshëm - dhe jeni në rrugë të mirë që brenda një muajit të humbni 5 kilogramë.

DARKA LE TË JETË E VOGËL

Se kafjalli duhet të jetë shujta më e madhe e ditës ka kuptim, atëherë darka duhet të jetë shujta më e vogël: 'Darka le të jetë e vogël, me sallatë, supë, perime dhe një pjesë të vogël mish', thotë Susie. FLINI MJAFTUESHËM E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është përbërësi që ju mungon shumë njerëzve. Gjumi është i nevojshëm për të humbur në peshë, sepse i lejon vetes që të agjërojë natën dhe të riparohet. Susie rekomandon që të flini së paku nëntë orë gjumë çdo natë. 

(Kosova Sot)