7 gjëra që duhet t'i dini para se të ndërroni ngjyrën e flokëve

  • 22 February 2018 - 13:50
7 gjëra që duhet t'i dini para se të ndërroni ngjyrën e flokëve

Ndryshimi drastik i ngjyrës së flokëve është një gjë që kërkon shumë përgatitje të mëhershme. Edhe nëse është diçka që e keni planifikuar, që një kohë të gjatë ju prapë duhet ta dini se disa njerëzve do t'u pëlqejnë shumë e disa tjerëve jo edhe aq. Gjithsesi, janë 7 gjëra që duhet t'i dini para se ta bëni këtë ndryshim drastik.,raporton Gazeta Kosova Sot

1. NJERËZIT DO TË "TRONDITEN" Fillimisht ju duhet ta dini se njerëzit që ju njohin do të habiten me ndryshimin tuaj. Do të marrësh komente nga më të ndryshmet, megjithatë shumica e tyre do ta pëlqejnë stilin tuaj të ri.

2. NDRYSHIMI I GRIMIT Një gjë shumë e rëndësishme që duhet pasur parasysh kur ndërroni ngjyrën e flokëve është se ajo duhet pasuar nga ndërrimi i stilit të grimit. Nëse i keni ngjyrosur flokët me ngjyrë të mbyllët, atëherë buzëkuqi i zi do ta reflektonte atë më së miri.

3. NDRYSHIMI I NGJYRËS SË VESHJEVE Pasi të keni ndryshuar ngjyrën e flokëve ju duhet të keni kujdes edhe me ngjyrën e rrobave që vishni. Më së miri për këtë mund t'ju ndihmojë përcjellja e yjeve tuaj të preferuar, që kanë ngjyrën e njëjtë të flokëve.

4. FLOKËT DUHET TRAJTUAR ME MË SHUMË KUJDES Ngjyrosja e flokëve mund të ndikojë keq në shëndetin e flokut, andaj pasi të keni bërë ndryshimin është mirë të konsultoni stilistin tuaj për preparatet që duhet përdorur.

5. MUND TA NDËRRONI STILIN Siç thamë edhe më herët bashkë me ndërrimin e ngjyrës së flokëve ndërrohen edhe grimi e ngjyrat e veshjes. Por, mund të ndodhë që pas ndryshimit të ngjyrës së flokëve ju do të dëshironi një stil të ri të veshjes.

6. "TRONDITJA" ËSHTË MOMENTALE Ndonëse jeni përgatitur një kohë të gjatë për ndryshimin e ngjyrës së flokëve, mënyra sesi tjerët reagojnë, si dhe momentet kur do ta shihni vetën në pasqyrë do t'ju tronditin pak. Por, mos u shqetësoni! Kjo tronditje do të largohet shpejt dhe njerëzit do të mësohen me stilin tënd të ri.

7. JANË VETËM FLOKË ... Një gjë tjetër e rëndësishme që duhet ditur është fakti se në momentin që ju nuk ndiheni mirë me stilin e ri të flokëve ju mund ta ndërroni dhe ta ktheni ngjyrën tuaj origjinale. Madje mund të eksperimentoni edhe me ngjyra të tjera, pasi është një gjë që rregullohet lehtë.

(Kosova Sot)