Portokalli është pema më e mirë për detoksim dhe dobësim

  • 22 February 2018 - 17:13
Portokalli është pema më e mirë për detoksim dhe dobësim

Tryeza jonë në rastet më të shpeshta është e pasur me ushqime të yndyrshme dhe me kalori që vështirë është për t'i tretur, kështu që ju sugjerojmë dy pije të hatashme nga portokalli. Në mënyrë që sa më herët linjat tuaja t'i ktheni në gjendjen normale, ju sugjerojmë të pini nga një gotë lëng si ky, lëng, i cili jua zgjon organizmin derisa jua rregullon tretjen. Me shumë vitamina C në portokall, kjo pemë edhe dallohet se përmban shumë veti shëruese. Kështu, linjat tuaja do t'i mbani në rregull derisa stomakun do ta keni të rrafshët. 1. Lëngu detoksues me portokall, limon dhe mjaltë Përbërësit: 4 portokaj të shtrydhur, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë mjaltë. Të gjithë përbërësit i përzieni dhe kënaqeni me shijen.

FRAPE DETOKSUES ME PORTOKALL

Përbërësit: 2 portokaj të shtrydhur, 2 dcl jogurt, 1 banane, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë mjaltë. Lëngun mund ta konsumoni në mëngjes në lukth të thatë dhe midis shujtave derisa frapeja mundet të jetë zëvendësim për zamër apo darkë. 

(Kosova Sot)