Lamtumirë stomakut të trashë, këto ushqime shkrijnë dhjamin

  • 22 February 2018 - 17:15
Lamtumirë stomakut të trashë, këto ushqime shkrijnë dhjamin

Mendoni se hani pak, por po trasheni? Asgjë e pazakontë. Puna është krejt çfarë sillni në organizmin tuaj. Edhe gjumi luan rol të rëndësishëm, e me këto ushqime flini më mirë dhe humbni në peshë.

PESHQIT

Peshqit janë të pasura me aminoacide omega 3 dhe proteina. Njerëzit që kanë mungesë të aminoacideve omega 3 më vështirë flenë natën, e kjo dërgon drejt trashjes.

ARRAT

Arrat e ngritin nivelin e magnezit, e po ashtu ofrojnë edhe aminoacide omega 3. Ju ndihmon të flini më mirë, e do ta ulni edhe rrezikun nga sulmi në zemër, kanceri dhe diabeti.

QUMËSHTI

Qumështi është i pasur me kalcium. Hulumtimi nga viti 2010 që ishte bërë midis femrave para menopauzës, që kanë konsumuar ushqim të pasur me kalcium tregon se kjo kishte ndikuar në pakësimin e shtresave dhjamore.

QERSHITË

Kurdo që i keni, duhet t'i hani. Sidomos një orë para gjumit, sepse janë të pasura me hormonin e gjumit. Pos kësaj, janë të pasura me antioksidues që ndihmojnë humbjen në peshë. 

(Kosova Sot)