Humbni 15 kilogramë, duke përjashtuar këto ushqime nga menyja

  • 22 February 2018 - 20:46
Humbni 15 kilogramë, duke përjashtuar këto ushqime nga menyja

Ky artikull sjell rrëfimin e vërtetë të jashtëzakonshëm të një burrit, i cili vetes ia kishte vizatuar disa linja të kuqe se çfarë nuk kishte guxuar të konsumonte. Në mesin e janarit ishte matur dhe kishte pasur 101,6 kg, i gjatë ishte 1,85 metra. Më pas, ishte matur dhe shifra ishte 90 kilogramë, që do të thotë se për një muaj e gjysmë kishte humbur 11,6 kg. Për 15 ditët e ardhshme kishte humbur edhe 4 kilogramë të tjerë, derisa kishte rënë në peshën 86 kg. Ushqimet që i kishte përjashtuar ky person janë: 1. Bukën dhe pjekurinat nga mielli i bardhë, përfshirë edhe kroasantët, pitet dhe ushqimet e tjera të papërpunuara. 2. Kishte hedhur sheqerin - çokollatën, keksët, lyerjet e bukës. Nganjëherë kishte konsumuar kokoshka dhe çokollatë të zezë. 3. Jo më pije të gazuara, as koka- kola, por edhe lëngjet në përgjithësi. 4. Nga menyja kishte hedhur edhe llojet e mishit të papërpunuar, proshutën, salsiçet. 5. Kishte përjashtuar edhe birrën dhe alkoolin. Sa më pak alkool aq më mirë. Në vend të çipsave, hani lajthi, apo 2-3 bademe. Mos shmangni mishin, vetëm duhet ta kombinoni me sallatë, në vend të pjekurinave, oriz dhe patate. Pemët t'i konsumoni në shujtat e mbrëmjes - hani mollë, shmangni pemët me sheqer, agrumet, dredhëzat e dardhët. Detyrimisht të pini tre litra ujë në ditë.

(Kosova Sot)